Bombat në Kharkiv: Momenti kur një grua shpëton për mrekulli (VIDEO)

Rusia ka bombarduar Kharkivin 23 herë në 24 orët e fundit, duke vrarë 3 civilë.

Guvernatori i Rajonit të Kharkiv, Oleh Synehubov tha se 31 persona u plagosën, duke përfshirë katër fëmijë, nga sulmet e forcave ruse në rrethe të shumta të Kharkiv në 24 orët e fundit.

Këtë e raporton The Kyiv Independent. Në këtë video kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e një shpërthimi në një rrugë banimi. Një grua shpëtoi nga një mrekulli. /albeu.com/


Shtuar 17.04.2022 15:33