Mungoi edhe në ndeshjen me Arsenalin, të cilën Manchester United e humbi me rezultatin 2-0 (Pepe 8’, Sokratis 42’), duke ngjallur dyshime për të ardhmen e tij, por ishte trajneri Ole Gunnar Solskjaer që zbuloi të vërtetën e hidhur në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Paul Pogba ka një problem në kavilje dhe për ta kaluar duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
“Ekzaminimet e kavlijes konfirmojnë problemin që ka Paul Pogba. Nuk është i rëndë, por duhet zgjidhur. Duhet të operohet sa më shpejt dhe do të qëndrojë jashtë rreth një muaj. Një problem i madh për skuadrën, sepse nuk mund të mbështetem as te McTominay”.
Të lidhura
None found
Mesfushori francezka humbur plot 22 ndeshje në këtë sezon për shkak të shqetësimeve në kavilje, një kalvar i gjatë të cilin “Djajtë e Kuq” shpresojnë ta zgjidhin me kryerjen e një operacioni.
Fillimi i këtij viti po rezulton vërtet i vështirë për Pogbanë, referuar edhe zërave të merkatos. Vështirë se me këto probleme kampioni i botës do të largohet nga “Old Trafford” në janar, por në verë Real Madridi dhe Juventusi duket se do të rinisin rivalitetin për të siguruar shërbimet e tij.
