Meta këshillon Mehmetajn: Tako Ruçin, nëse banderolat shqetësojnë kryerilindasin hiqini (VIDEO)

Pak minuta më para Presidenti Meta ishte në një konferencë të jashtëzakonshme ku foli mbi incidentet në Fier dhe Kavajë.

Meta fillimisht këshilloi kandidaten për deputete të LSI-së në qarkun e Fierit, Kejdi Mehmetajn të takojë Ruçin e më pas nësë rilindja shqetësohej ti hiqnin banerat.

Meta: I bëj thirrje të gjithë kandidatëve të LSI-së të mos bien pre e provokimeve të bandës së rilindasve. është një provokim që ju të prishni mitingun e PS-së në Fier ditën e sotme.

Kryetari i bashkisë së fierit do të shkojë në burg, jo thjesht për thyerjen e Kodit Zgjedhor por për shkelje të tjera të detyrës që ka bërë.

Kejdi komuniko për zotin Ruçi, nëse banderolat tuaja shqetësojnë kryerilindësin, hiqini banderolat deri në fund të takimit dhe pastaj vendosini prapë.

Fieri do tiu ndëshkojë me një forcë të jashtëzakonshme, meqë unë do të kaloj nga Fieri, kur të shkoj në Vlorë, i thuaji zotit Rucci që na ka thënë presidenti i Republikës, që do ti vëj një poster vetë unë, për këtë provokator që kërkon të prishë zgjedhjet ditën e dielë.

Ky është problemi Kejdi, u bëni thirrje të gjitha grave të Fierit, që të mprehin sfuqet, sopatat, kosoret dhe ti kenë gati për ditën e dielë, që po u prek një votë, do të përdoren nga gratë trime, me në krye presidentin. Ata duan të prodhojnë konflikte të kota, me idenë sikur LSI me urdhër të presidentit, se ai i bën të gjithë të këqijat po prishin zgjedhjet. /albeu.com/


Shtuar 21.04.2021 12:32