Ministria e Mbrojtjes e Rusisë sapo ka lëshuar një deklaratë për luftanisjen Moska, për të cilën thotë se nuk është fundosur dhe se ka rë zjarr, i cili tashmë është nën kontroll.
Në deklaratë thuhet: “Zjarri në luftanijen Moskva është nën kontroll. Nuk ka flakë të dukshme, furnizimet me municione nuk po shpërthejnë më. Luftanija është ende në det. Armatura kryesore e raketave nuk është dëmtuar. Ekuipazhi i luftanijes u evakuua në anijet e Flotës së Detit të Zi aty pranë. Po merren masa për tërheqjen e tij në port. Aktualisht janë duke u përcaktuar shkaqet e zjarrit”.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme luftanija ruse u sulmua nga një raketë ukrainase./albeu.com