U bënë prindër, Elgit Doda dhe Klea Huta publikojnë foton e parë si familje

Klea Huta dhe Elgit Doda këtë muaj u bënë prindër për herë të parë. Çifti vendosën ta pagëzojnë djalin me emrin e veçantë Krid.

Klea dhe Elgiti kanë postuar shpesh foto me vogëlushin gjatë këtyre ditëve, por duke u kujdesur të mos i tregojnë portretin.

Së fundmi ata kanë publikuar edhe pozën e parë familjare gjatë një xhiroje nga liqeni.

“Me shpirtin plot e mirënjohjen në Zot”, shkruan Klea krah fotos ku shihet me Elgitin duke i buzëqeshur Kridit, i cili ndodhet në karrocë.


Shtuar 24.06.2020 08:47