Ukraina ndan lajmin: 6 persona u gjetën të vrarë në një bodrum pranë Kievit

Sulmet ushtarake ruse duket se po shkaktojnë mjaft viktima civile në Ukrainë.

Gjatë ditës se sotme, gjashtë persona janë gjetur të vrarë në bodrumin e një ndërtese jashtë Kievit.

Lajmi u bë i ditur nga prokurori i përgjithshëm ukrainas, gjatë një deklarate ditën e martë.

“Trupat e gjashtë civilëve me plagë me armë zjarri u gjetën në një bodrum gjatë një inspektimi të një rezidence private”, tha prokurori i përgjithshëm, duke shtuar se vrasjet ndodhën në Brovary, jashtë kryeqytetit Kiev.

Deklarata nuk identifikon të dyshuarit në këtë rast, por përmend vrasjen e civilëve nga anëtarët e shërbimit rus gjatë okupimit. /albeu.com/