Sot ka pasur një konflikt mes dy të rinjve në Tiranë. Sherri ka agravuar duke bërë që 28-vjeçari me iniciale E. K., ka qëlluar në drejtim të 35-vjeçari E. I., por pa e plagosur.
Policia ka arrestuar 28-vjeçarin.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 28 vjeç, banues në Kombinat, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, në Kombinat, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. I., 35 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com