“O Edo, o toç”, Nard Ndoka i përgjigjet Ramës: Në kohën tonë kishte reforma, jo koncesione

Ish-ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama e ka tallur publikisht gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij, Edi Rama ironizoi me ish-ministrin e qeverisë Berisha, aleatin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka.

Por ky i fundit i është përgjigjur në Facebook, duke thënë se në kohën kur qeveriste Berisha, kishte “reforma dhe jo koncensione”.

“O Edo, o toç, në kohën tonë kishte reforma, jo koncesione!”, shkruan Nard Ndoka, ku në një komenton shton se: “Po e falimentoj sistemin shëndetësor me koncesione e PPP dhe ju tregon përralla “kongresmenve” të partisë!”.


Shtuar 9.04.2022 14:37