Nis mbledhja për votën e Diasporës: Të votojnë me postë, por jo këto zgjedhje

Në këto momente, kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar online një bisedë me Këshillin Koordinues të Diasporës për të diskutuar “Votën e Diasporës në Reformën Zgjedhore”.

Në këtë takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në diasporë ishin edhe përfaqësuesi socialist i Reformcës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, si dhe minsitri i Diasporës, Pandeli Majko.

Takimi kishte për qëllim që të diskutohej vota e emigrantëve, që është hedhur si ide për të zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kjo ide ka ndezur debate të shumta, çka ka sjellë edhe anagazikin e qeverisë, për ta diskutuar atë me disa përfaqësues të disasporës, duke hedhur idetë e para të realizimit të saj.

Gjiknuri tha se është KQZ-ja ajo që përgatit këtë të drejtë, ndërsa ideja është që votimi të kryhet me postë, por fillimisht duke përzgjedhur votuesit që do të shprehin dëshirën për t’iu nënshtruar këtij procesi.

Ai këtë propozim që vota të llogaritet në Tiranë, e argumentoi me faktin se në kryeqytet ajo administrohet më lehtë.


Shtuar 22.06.2020 14:37