Ishte në timon duke drejtuar makinën, shoferi vdes papritur

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier -Lushnje në vendin e quajtur Vajkan.

Policia bën të ditur se shtetasi Aleksandër Zarka, duke drejtuar automjetin “IVEKO”, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Njoftimi i policisë:

Sot në datë 22.06.2020, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Vajkan”, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin “IVEKO”, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 22.06.2020 14:11