Me jelek antiplumb, presidentja e KE-së viziton Bucha-n: Këtu ndodhi e paimagjinueshmja

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, ka vizituar qytetin Bucha pranë Kievit në Ukrainën veriore. Bucha ishte qyteti ku trupat e civilëve u gjetën të shtrirë në rrugë pas tërheqjes së Rusisë.

Rusia mohon vrasjen e civilëve dhe ka akuzuar Ukrainën për organizimin e vdekjeve për të diskredituar trupat e saj. Megjithatë, ka prova të forta dhe në rritje se krimet e luftës janë kryer nga Rusia.

“Është e paimagjinueshme  ajo që ka ndodhur këtu”, tha von der Leyen gjatë vizitës së saj. “Ne kemi parë fytyrën mizore të ushtrisë së Putinit.”