Mollën mund ta konsumoni si frut dhe në mënyra të tjera. Për lëkurët e saj, mbase nuk e keni vrarë aq shumë mendjen. Por, ka disa mënyra ku ju mund t’i përdorni lëkurët e tyre. Kështu që, bëni mirë të mos i hidhni sepse mund të shërbejnë si një përbërës dekorues dhe për t’u dhënë shije disa ushqimeve.
1. Të skuqura
Kombinojini me pak gjalp të shkrirë, kanellë dhe sheqer dhe skuqini në një tigan. Largojini nga zjarri pasi të kenë marrë një njgyrë të artë. Janë vërtetë të shijshme, ndaj nuk keni pse ti hidhni më.
2. Bëjini çaj
Shtoni lëkurët e mollës në çajnik sëbashku me një shkop kanelle dhe pak mjaltë. Që çaji të marrë një ngjyrë të bukur, mund të përdorni mollë të kuqe.
3. Përdorini për smoothie
Ruajini lëkurët e mollës sa herë i konsumoni ato në një qese në frigorifer. Ju mund të mendoni se ata nuk vlejnë për asgjë, por në fakt nëse keni shumë prej tyre mund të përgatisni një gotë smoothie sëbashku me ndonjë përbërës tjetër.
4. Përdorini në sallatë
Kur përgatisni sallatën tuaj të preferuar, që ajo të ngjajë më e shijshme dhe më e bukur, pritini lëkurët e mollës në shirita të hollë dhe hidhini mbi sallatë.
5. Bëni uthull molle
Një nga arsyet për t’i ruajtur lëkurët e mollës sepse mund të përgatisni uthullën e mollës vetë në shtëpi. Zhytini ato në ujë me sheqer dhe mund të përgatisni lehtësisht uthullën, duke mos pasur nevojë ta blini në supermarkete.
6. Përdorini në ëmbëlsira
Kur të përgatisni kekun e radhës, shtoni në të lëkurë molle për ti dhënë aromë të mirë, sigurisht edhe shije./kuzhinashqiptare