Bombardimet ruse vrasin 6 persona dhe plagosin 8 të tjerë në Kharkiv

Oleh Syniehubov, guvernatori ushtarak i rajonit të Kharkiv të Ukrainës, tha se bombardimet ruse kishin vrarë 6 persona dhe plagosën 8 të tjerë në qytetin e Kharkiv dhe rajon një ditë më parë

“Një ditë më parë, pushtuesit kanë kryer 54 sulme nga armë të ndryshme me rreze të gjatë: sulme artilerie, granatime me mortaja dhe tanke, granatime MLRS. Rrethet e Saltivka, Pyatihatka, Oleksiyivka, Kholodna Hora, Derhachi, Barvinkove, Chuhuiv janë prekur”, tha ai në një deklaratë në Telegram.

“Në mesin e popullatës civile ka viktima të bombardimeve të djeshme në Kharkiv dhe Chuhuiv. Në rrethin Kharkiv, katër të vdekur, tre persona u shtruan në spital. Në rrethin Chuhuiv,  dy të vdekur, pesë të plagosur.”

Të hënën, kolonel Oleksandr Motuzyanyk, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, tha se Rusia po fokusonte përpjekjet për të rrethuar trupat e Operacionit të Forcave të Përbashkëta të Ukrainës në lindje të vendit dhe për të kapur qytetin e Kharkiv.

“Rajoni i Kharkiv është gati për çdo skenar, Forcat tona të Armatosura të Ukrainës janë në pozicione dhe mbrojnë rajonin. Ne duhet të mbajmë një prapavijë të fortë,” tha Syniehubov./albeu.com


Shtuar 5.04.2022 21:22