Rama i përmendi vëllain, Kryemadhi nuk ia përton dhe bën publike rrogën e tij (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka përmendur vëllain e Monika Kryemadhit gjatë fushatës zgjedhore.

Shkak për këtë është bërë një akuzë e ngritur nga Blendi Gonxhe, dhe përsëritur më pas nga Edi Rama, se vëllai i kryetares së LSI-së, Drini Kryemadhi, i cili sipas tyre drejtonte koncesionin e kolaudimit ka përfituar një shumë prej 400 milionë lekësh, në mënyrë abuzive.

Në përgjigje të këtyre akzuave, Kryemadhi ka postuar sot listën e pagave të vëllait të saj, që sipas kryetares së LSI-së është një nga inxhinierët mekanikë më të mirë që ka vendi.

”Në punën që ti i permend, ai është punësuar nga kompania Zviceriane, që ti e përzure për t’ja bërë gati një oligarku. Pagat e inxhinierëve janë të larta, pra ai ka marrë 303.709 lekë ose 2450 euro në muaj”, shkruan Kryemadhi në postimin e saj në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Krymadhit: 

Kjo është paga e vëllait tim. Dhe mbi këtë pagë ke mbajtur edhe taksën mbi pagën, siç ke taksuar çdo profesionist tjetër të shtresës së mesme, që çdo ditë po pakësohen në vend.

Drini Kryemadhi është inxhinier mekanik, i vërtetë, jo si injorantët që ke punësuar në administratë, si fuksa sigurimi.

Drini Kryemadhi ka qenë një ndër inxhinierët, që ka bërë hartimin e Kodit të parë Rrugor për Republikën e Shqipërisë, në vitin 1998. Sot e 20 vjet më vonë, Shqipëria punon me të njëjtin Kod Rrugor të atyre ekspertëve të nderuar.

Në punën që ti i permend, ai është punësuar nga kompania Zviceriane, që ti e përzure për t’ja bërë gati një oligarku. Pagat e inxhinierëve janë të larta, pra ai ka marrë 303.709 lekë ose 2450 euro në muaj.

Por, ti se llogjikon dot vlerësimin e të aftit, sepse profesionistët e Shqipërisë i degdise rrugëve të Gjermanisë dhe të botës, e në vend të inxhinierëve mekanik ti merr inxhinier sufllaqesh.

Më vjen mirë për Drinin. Si inxhinier që është, është shumë racional. Do fitoka dhe një shpërblim tjetër prej shpifjeve të tua dhe të Gonxhes.

Komento pagën 10 milionë lekë në muaj të pensionistit, babit të Alqit, që merr te inceneratori. E di vetë ti. /albeu.com/

 


Shtuar 20.04.2021 13:13