Shoqata e Transportit thotë “jo” edhe për të hënën, presin t’i plotësohen kërkesat

Transporti urban nuk do të nisë as të hënën, pavarësisht se Ministria e Shëndetësinë tha se do të niste.

Shoqata e Transportit kanë bërë me dije se nuk do të dalin në punë më 22 qershor, pa u ndryshuar protokollet dhe pa u plotësuar kërkesat e tyre.

Kërkesat e Shoqatës së Transportit
1- Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.
2- Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.
3-Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.
4- Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas
5-Dje iu shtua dhe kërkesa e pagesës shtesë për shtyrjen me një javë të hapjes së shërbimit.

Vendimet e qeverisë në mbështetje të shoqatës së Transportit
1.Njohja si shpenzim i zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, nga 43% që ishte deri më sot, me një efekt prej rreth 7 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit;
2.Heqja e të gjitha taksave dhe tarifave vendore për subjektet e transportit publik, deri në 31 dhjetor 2020. /albeu.com/


Shtuar 19.06.2020 10:58