Katër persona janë infektuar gjatë orëve të fundit me koronavirus në Krujë. Mësohet se rastet e reja janë zinxhir i kontakteve të mëparshme të fasonerive.
Ndërkohë një tjetër rast është zbuluar në Korçë, ku ka rezultuar e infektuar një e moshuar. E moshuara dyshohet të jetë infektuar në Tirane atje ku ka qenë e shtruar disa ditë. Ndërkohe testit iu janë nënshtruar edhe familjarëve.
Kujtojmë se prej ditësh vendi ynë po shënon rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve. Megjithatë pritet përditësimi i ministrisë për të konfirmuar këto raste.