Rrihet dhe grabitet futbollisti i Lazios, kriminelët ishin veshur si policë

Raul Moro ka rënë pre e një sulmi. Futbollisti i Lazios është grabitur mbrëmë vonë nga katër persona, të cilët janë hequr si policë.

Moro ishte në makinë së bashku me babain e tij. Të dy u dhunuan nga grabitësit, që morën edhe makinën e futbollistit, Mercedes.

Moro dhe babai i tij u transportuan në spitalin Casilino, ndërsa makina u gjet më vonë e braktisur në Castel Giubileo. /h.ll/albeu.com


Shtuar 1.04.2022 16:25