Është rikthyer në formën e tij më të mirë, Barcelona kërkon të rihapë negociatat me Dembele

Barcelona dhe Ousmane Dembele duket se nuk kanë shkëputur përfundimisht rrugët e tyre.

Dembele po vazhdon të ketë paraqitje solide me skuadrën e Barcelonës, përkundër faktit se në janar kishte disa përçarje mes tij dhe krerëve të klubit.

Lojtari ishte në prag të largimit nga ‘Camp Nou’ gjatë ditës së fundit të merkatos, por refuzoi një mundësi të tillë, dhe tashmë në fund të sezonit rrezikon të mbetet pa kontratë.

Megjithatë, sipas raportimeve të ‘Marca’, Barca ka kontaktuar përsëri lojtarin, për të rihapur negociatat.

Negociatat nuk kanë nisur akoma, por klubi janë të vendosur që t’i japin edhe një mundësi lojtarit.

Dembele është një nga lojtarët më produktiv te Barcelona që nga ardhja e Xavi Hernandez në skuadër.


Shtuar 30.03.2022 11:08