Aksionare e Disney, vajza e George Floyd merr super dhuratën

Falë bujarisë së Barbra Streisand, Gianna, vajza më e vogël e George Floyd, afroamerikanit që u vra nga polici, është aksionere e Disney. Nuk është zbuluar vlera e aksioneve të saj, por Gianna ka postuar një foto me certifikatën.

Edhe Kanye West mori përsipër të paguajë kolegjin e Gianna-s derisa të përfundojë shkollimin.

Vajza i ka falënderuar të dy, në emrin e saj dhe të nënës.


Shtuar 17.06.2020 14:39