Grumbulloi monedha për 3 vite rresht, i riu bleu “motoçikletën e ëndrrave”, sa kohë ju desh shitësit për t’i numëruar (FOTO LAJM)

Një i ri në Tamil Nadu të Indisë grumbulloi monedha një rupi gjatë tri viteve për të blerë motoçikletën e tij të ëndrrave.

Dhe si pasojë, shitësit iu deshën rreth dhjetë orë për t’i numëruar ato.

I riu, i cili banon në Gandhi Maidan të Ammapet, e realizoi ëndrrën e tij javën e kaluar kur një përfaqësi e tregtoi monedhat e tij një rupi për një motoçikletë.

Monedhat u sollën në sallën e ekspozitës pasditen e së shtunës nga i riu dhe miqtë e tij në një furgon.

“Vendosa të kursej paratë që fitova nga kanali im në YouTube. Kur pyeta për koston e motoçikletës në rrugë, mësova se çmimi i saj ishte 2.6 lakh (rreth 240 euro), dhe këtë herë e kisha shumën e nevojshme”, tha i riu në një intervistë./albeu.com/