Merkatoja e verës pritet të jetë shumë e nxehtë për Real Madridit. Afrime dhe largime të rëndësishme janë piktuar, e një nga largimet më të sigurta është ai i Marcelos.
Mbrojtësi i majtë i cili ka humbur vendin e titullarit prek kohësh, e ka bërë të qarte se ky do tëj jetë sezoni i fundit me “galaktikët”.
Me largimin e Marcelos dhe probleme e shumta fizike që ka shfaqur Mendy, Reali e ka detyrim blerjen e një mbrojtësi në këtë pozicion.
Sipas “El Nacional”, “Loc Blancos” kanë bërë një ofertë 50 milion euro për mbrojtësin e Arsenal, Kieran Tierney. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2026, por mbetet të shihet nëse do preferojë të ndryshojë ambient para përfundimit të kontratës./Albeu.com