Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2.787 testime, ndërsa janë regjistruar 232 raste të reja me Covid-19.

Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 221 pacientë të shëruar.

Në 24 orët e kaluar janë konfirmuar 3 viktima nga coronavirusi.

Viktimat janë nga Shkupi (59, 65 dhe 95).


Shtuar 26.03.2022 18:13