Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, gjatë një fjalimi ditën e sotme në parlamentin suedez tha se Ukraina meriton të jetë një anëtare e plotë e Bashkimit Europian, shkruan The Guardian
“Ne nuk po luftojmë vetëm për popullin e Ukrainës, por për sigurinë e Europës dhe kemi treguar se meritojmë të jemi anëtar me të drejta të plota i BE-së”.
Ndërkohë në një postim në Twitter, kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha se kishte nderin të mirëpreste Zelensky, duke thënë se Suedia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.