Rezarta Shkurta ka shpërndarë sot një video të vajzës së saj Hera, me gjyshen e saj, gruan e ish diktatorit Enver Hoxha, Nexhmijen. Në fakt kjo video është e famshme pasi është komentuar shumë kur ajo e ka publikuar për herë të parë.
E mallëngjyer, Rezarta ka shkruar se Nexhmija ishte e vetmja shëmbëlltyrë e ëmbël e gjysesh për të.
“Tek po beja scroll postimeve, më doli para kjo video, dhe ndjeva mallëngjim.
Në fëmijerine time, giysherit nga babi nuk arrita ti njoh. Gjyshen nga mami e humba kur isha e vogel. Ti ishe e vetmja shembelltyre e embel e gjyshes per mua.
Unë nuk e njoh politikën, e nuk dua ta njoh. Une te njoha ty si nje gjyshe te mênçur, që të gjeja duke shkruar, dhe te lija serisht me pen në dorë”, ka shkruar Rezarta.
Këtë video Rezarta, bashkëshortja e nipit të Enver Hoxhës e ka shpërndarë më 26 shkurt 2020, kur Nexhimja u nda nga jeta. Në atë kohë Rezarta u përball me një lum komentesh negative pasi po ngrinte në piedestal gruan e ish diktatorit./albeu.com/
View this post on Instagram