Boris Johnson: Putin e ka kaluar tashmë pragun e barbarizmit

Vladimir Putin “tashmë ka kaluar pragun e barbarizmit”, u tha Boris Johnson ministrave, pasi ai u përball me thirrje të reja për të shkuar më tej dhe më shpejt në lejimin e refugjatëve ukrainas që të shkonin në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri i tha kabinetit të tij këtë pasdite se Perëndimi “nuk duhet të hezitojë të shkojë më tej në forcimin e sanksioneve dhe ofrimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake mbrojtëse për Ukrainën”, përballë agresionit të shtuar nga Kremlini në pushtimin e tij të vendit.

Kujtojmë se në samitin e NATO-s, Johnson do të shpallë sanksione të reja ndaj Rusisë, e cila prejn 28 ditësh ka pushtuar Ukrainën./albeu.com


Shtuar 23.03.2022 15:46