Lajm i keq për Spalletin dhe për Italinë, dëmtohet rëndë Di Lorenzo

Luciano Spalletti ka humbur një nga lojtarët e tij më të mirë, Giovanni Di Lorenzo. Djaloshi nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë ekipin e tij në rrugëtimin për Scudetto dhe gjithashtu Italinë nëse kalon play-off Katar 2022.

Di Lorenzo ka pësuar një ndrydhje të shkallës së dytë në gjurin e djathtë, ku dyshohet se ka humbur totalisht pjesën e mbetur të kampionatit, pasi mendohet se do të mungojë për të paktën mbi 2 muaj.

Gjithashtu Napoli ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka shpalosur edhe njoftimin.

Njoftimi i plotë:

“Në mëngjes, Giovanni Di Lorenzo iu nënshtrua një vizite specialistike me Prof Mariani në klinikën Villa Stuart. Kontrolli konfirmoi diagnozën e bërë më parë në ekipin kombëtar të një ndrydhje të shkallës së dytë të gjurit të djathtë për t’u trajtuar në mënyrë konservative.

Lojtari do të fillojë menjëherë procesin e rehabilitimit”./ h.ll/albeu.com

Shtuar 23.03.2022 15:51