Patronazhisti tregoi në “Breaking” se ai ka 4-5 vite që e bën këtë punë, dhe ajo i ngjan një sondazhi dhe nuk ka asnjë lidhje me marrjen e të dhënave pa konsensus.
Ai shpjegoi se procesi është i ngjashëm me atë të një sondazhi që bëhet prej vitesh nga partitë.
Intervista në “Breaking”:
Fillimisht doja të thoja që si një njeri i lirë në momentin që kërkova të angazhohesha ishte si patronazhist, dhe kjo është që të vihesh në kontakt të drejtëpërdrejtë me njerëzit, t’i takosh ata edhe derë më derë. Çdo e dhënë, nuk është e vjedhur por është e dhënë prej tyre, është si një sondazh, se dhe ai që të pyet për kë do votoni është një patronazhist, por thjesht se keni ditur emrin më para.
Dhe kur dikush ta thotë se për kë voton, t’i e shënon aty që është votë sigurt. Mbledhjet ne i bëjmë në zyrat, dua ta theksoj që çdo informacion jepet me konsensus askush nuk detyrohet, nuk shpiken këto të dhëna.
Ka persona që t’i japin infot me dëshirën e tyre, se mund të kenë dhe një hall dhe presin që halli të zgjidhet.
Çfarë përfitoni ju vetë që e bëni këtë punë?
Jo është vullnetare, patronazhist bëhet çdo njeri që do të japë kontribut në partinë që do.
Nuk është se ka një numër fiks për sa do kesh në patronazh, funksionon me familje, nuk di një numër fiks.
Persona që me dëshirë japin informacion, presin që partia tu zgjidhë halli.
Si u zbulua kjo gjë?
Nuk e di, di të them punën time .
Si ka qenë reagimi nga PS, ju është kërkuar diçka tjetër?
Është një punë që bëhet përditë, jo vetëm në kohe zgjedhjesh, patronazhisti është në kontakt të vazhdueshëm me personat që ka në patronazh.
Si e vërteton PS që ato që sillni janë të vërteta?
Patronazhimi është një lloj sondazhi dhe shihet pastaj rezultati.
A janë patronazhistët persona që qëndrojnë në qendra e votimit?
Ditën e zgjedhjeve patronazhisti kërkon që ato që i ka pas vota të sigurta përpiqet t’i telefonojë përsëri që të vijnë të votojnë nëse nuk ka shkuar ende.
Po informacione të rreme keni dhënë?
Jo nuk ka pse të bëhet, se sondazhi duhet të jetë sa më i sigurt.
Prej sa kohësh e bëni këtë punë?
E bëj prej 4-5 vitesh. /TCH