UEFA vendos se ku do luhet superfinalja Itali-Argjentinë

Ditën e sotme UEFA nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kur dhe ku do të luhet superfinalja mes Italisë dhe Argjentinës.

Argjentina si fituese e Kupës së Amerikës së Jugut dhe Italia si fituesja e Kampionatit Europian 2020 do të bëjnë llogaritë mes tyre për trofeun “Finalissima”.

Kjo përballje është vendosur të luhet më 1 qershor në stadiumin e “Wembley, takim që do të nisë në orën 20:45, dhe në stadium pritet të jenë të pranishëm rreth 86 mijë tifozë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.03.2022 15:26