Nuk ka hapësira te Juventusi, Ramsey i ofrohet Tottenhamit

Vetëm një sezon pasi u transferua te Juventus, Aaron Ramsey pritet të përgatit valixhet për t’u larguar nga Torino.

Mesfushori uellsian nuk ka bindur me paraqitjet e tij, duke bërë kështu që ai të vihet në listën e shitjeve.Madje, sipas raportimeve të medieve italiane, Ramsey i është ofruar skuadrës së Tottenham Hotspur.

Juve ka bërë këtë propozim për londinezët në mënyrë që edhe të heqin dorë nga paga 400 mijë funtëshe për javë e uellsianit.‘Zonja e vjetër’ nuk e lë lojtarin të ikën në formë huazimi, por do të pranojë vetëm transferim permanent.


Shtuar 14.06.2020 11:18