Juventusi dhe Interi në garë për yllin e Chelsea

Mbrojtësi i krahut të majtë, i cili aktualisht aktivizohet me Chelsea, Emerson, po merr vëmendje të madhe para merkatos së verës.

Juventus dhe Inter janë dy skuadrat që po përballen jashtë fushës së blertë, për të siguruar shërbimet e mbrojtësit.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Juve mund të shpenzojë deri në 30 milionë euro për kartonin e Emerson Palmieri.

Një lëvizje e tillë do të shihte Alex Sandro të largohet nga Torino.

Në anën tjetër, edhe Inter lidhen me anëtarin e Chelsea. Antonio Conte është admirues i lojtarit që përfaqëson Italinë.

Mbetet të shihet se kush do ta fitojë garën për Emerson. Juve janë qysh moti pas tij.


Shtuar 14.06.2020 10:58