Marrëdhënia me kryetarit të PD Lulzim Basha dhe deputetes Rudina Hajdari nuk është më e para.
Në ditëlindjen e Lulzim Bashës, duket se ka munguar urimi i Hajdarit e cila dhe pse u angazhua në politikë falë Bashës, i ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me kryetarin e PD.
“Nuk e kam uruar sepse është çështje që duhet të kemi një kontakt më të afërt që ta uroja.
Nuk besoj se i intereson shumë publikut nëse unë i uroj Bashës ditëlindjen apo jo.
Nëse Basha do ishte bashkëpunues për ndryshimin e sistemit patjetër që do i uroja ditëlindjen”, tha Hajdari. /albeu.com/