Një sherr ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku ka mbetur i lënduar dhe një 58 vjeçar.
Ai është sulmuar gjatë një konflikti të çastit me biçikletë, dhe është dërguar për në spital.
Ndërkohë autori është shoqëruar në komisariat, por ende nuk dihet shkaku i lindjes se konfliktit.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:40, tek 9 katshet, si pasojë e konflikt te çastit shtetasi R.C., ka goditur me biçikletë dhe me pas është konfliktuar fizikisht me shtetasin F.H., 58 vjeç. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi F.H i cili është dërguar ne spital për të marrë mjekim.
Shtetasi R.C., është shoqeruar në ambientet e Komisariatit Nr.3 për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
