Numri i ulët i infektimeve, mbyllet edhe spitali Covid-3

Është mbyllur spitali Covid-3 në Tiranë. Shkak është bërë ulja e numrit të pacientëve në këtë spital.

Tashmë prej ditësh numri i viktimave dhe rasteve të reja është ulur ndjeshëm duke shkaktuar një lloj optimizmi se vala e Covid-19 është drejt fundit.

Gjithsesi shumë figura kritike ndaj qeverisë, kanë deklaruar se në fakt ka një manipulim shifrash që bëhet për shkak të fushatës zgjedhore.

 

 


Shtuar 18.04.2021 14:06