Meta i kujton Ramës të shkuarën: Babai yt firmosi vrasjen e poetit dhe u shpreh se ishte krenar

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas takimit që Rama pati sot në Tiranë, ku përmendi edhe Metën dhe foli lidhur me patronazhistët.

Meta i është përgjigjur akuzave të Ramës me një postim në rrjetin social Facebook, ku e quan kryefuks.

Postimi i Plotë

Të dashur “patronazhistë”,
Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!
Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.
Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.
Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!
Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!

 

Shtuar 18.04.2021 02:04