“Nata ishte shumë e vështirë”, armiku në përpjekje për të pushtuar Kievin, ushtria ukrainase i përgjigjet sulmit

Mbrëmja e sotme ka qenë mjaft e vështirë për ukrainasit.

Forcat e ushtrisë ukrainase nisën një ofensivë të përgjithshme kundër forcave ruse për të mbrojtur qytetin e Kievit.

Lajmin e bëri të ditur televizioni publik ukrainas Suspline duke cituar një këshilltar të ministrisë së Brendshme.

“Nata ishte mjaft e vështirë, por në përgjithësi mund të themi se ushtria ukrainase i kundërpërgjigj sulmit pranë Kievit”, tha Vadym Denysenko.

“Në mëngjes u dëgjuan beteja artilerie në anën perëndimore të Kievit. Tani ka beteja. Nuk ka ende informacione të detajuara”, shtoi ai./albeu.com/


Shtuar 10.03.2022 08:36