Ministri i Jashtëm i Ukrainës mbërrin në Turqi për negociata

Dmytro Kuleba, ministri i jashtëm r i Ukrainës, ka mbërritur në Turqi për bisedime me homologun e tij rus, Sergei Lavrov.

Kjo shënon bisedimet e nivelit më të lartë që janë zhvilluar që nga fillimi i konfliktit.

Z. Kuleba është përpjekur të menaxhojë pritshmëritë rreth bisedimeve, të cilat fillojnë më vonë këtë mëngjes, duke sugjeruar se një armëpushim mund të mos arrihet.

Turqia ka marrëdhënie të mira me të dy vendet, por e ka bërë të qartë se e sheh të papranueshëm pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe ka apeluar për një armëpushim të menjëhershëm.


Shtuar 10.03.2022 08:15