Qytetarët nuk e ndalin protestën, të shtrirë në tokë bllokojnë qarkullimin (VIDEO)

Mijëra qytetarë, të organizuar në rrjetet sociale, janë duke tubuar përpara godinës së kryeministrisë, pasi çmimi i karburanteve arriti nivele stratosferike.

Protestuesit kanë përshkallëzuar protestën e tyre duke bllokuar unazën e qytetit, gjë e cila ka sjellë edhe paralizimin e qarkullimit.

Qytetarët janë ulur në rrugë, duke njoftuar se kjo protestë do vijojë çdo ditë në orë 17:00, ku do kërkojnë ulje të çmimit të karburantit dhe produkteve të shportës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)