Zyrtarët amerikanë ngrenë alarmin: Putini mund të hedhë bomba bërthamore në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë armë taktike bërthamore në qytetet e Ukrainës.

Paralajmërimin e bënë zyrtarët amerikanë, të cilët u shprehën se ekziston frika se presidenti autokrat mund të vendosë të ndërmarrë hapin drastik nëse forcat ruse vazhdojnë të përballen me rezistencë të ashpër nga mbrojtësit, raporton Mail.

Sot është dita e 14-të e luftimeve në Ukrainë. Ndërkohë, agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët vlerëson se rreth 2.1 deri në 2.2 milionë persona do të jenë larguar nga Ukraina deri sot, që nga fillimi i pushtimit rus.

Klikoni KËTU për të parë videon./albeu.com/