EMRAT/ Krimi s’ka limite! Hyri për të grabitur, hajduti vret në mënyrë makabre në shtëpi nuse e vjehërr

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll, ku një hajdut ka hyrë në një shtëpi për të grabitur, por ka përfunduar duke vrarë nusen dhe vjehrrën me sende të forta.

Viktimat e dhunës së hajdutit kanë qenë Bukurie Bami rreth 80 vjeçe dhe Fatmira Bami rreth 60 vjeçe, të cilat janë gjetur të vdekura në shtëpi.

Paraprakisht dyshohet se autori kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e tyre gjatë natës. Policia e ka indentifikuar dhe është vënë në ndjekje të tij.

E gjithë zona është rrethuar, dhe policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes së rëndë./albeu.com/


Shtuar 5.03.2022 16:22