Me pushime në Maldive, Eduarti nuk na kurseu një foto të Arbanës me barkun e rrumbullakosur (FOTO LAJM)

Në natën finale të edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”, moderatorja Arbana Osmani ndau një lajm tepër të bukur të sajin me publikun.

Ajo tregoi se për herë të parë në kaq vite që e ka moderuar këtë spektakël, po prezantonin dy veta- teksa mbante dorën mbi barkun e saj.A

rbana zgjodhi ta japë kështu lajmin e pritjes së saj të ëmbël që bëri xhiron e rrjetit, ndërsa urimet për të dhe Eduartin nisën që në transmetimin live të emisionit.

Pas përfundimit të reality show-t, Arbana dhe Edi janë nisur me pushime, për disa ditë relaksi jashtë Shqipërisë. Pasi vizituan Parisin së bashku me stafin e “Top Channel”, dyshja udhëtoi drejt Maldiveve.

Në rrjete sociale nuk kanë munguar fotot e videon e shumta nga pushimet që na e kanë bërë zili të gjithëve, teksa Arbana na tregon vazhdimisht si e kalon ditën e saj atje me tre djemtë: Eduartin, Jonin dhe Diellin.

Megjithëse i katreguar të gjithëve që është në pritje të ëmbël, moderatorja ka preferuar edhe kësaj here të mos ndajë në rrjete sociale poza me barkun e rrumbullakosur që po i rritet dita ditës.

Mirëpo, publiku ka qenë tepër i vëmendshëm të kapë çdo detaj dhe atë që donim të shihnim, e gjetëm në një postim të Eduartit në InstaStory.

Regjisori ka filmuar partneren e tij dhe sytë na shkuan tek barku i rrumullakosur i Arbanës.

 

 


Shtuar 4.03.2022 13:13