Klubet angleze shpresojnë në rikthimin e tifozëve në stadiume

Klubet besojnë se tifozët mund të lejohen të kthehen në stadiume për fillimin e sezonit 2020/21 të Premier League.

Sezoni aktual i Ligës Premier do të rikthehet më 17 qershor, por të gjitha ndeshjet do të jenë pas dyerve të mbyllura, me vetëm 300 persona nga stafi, zyrtarët dhe transmetuesit e lejuar në terren.

Sipas The Mirror, gjërat mund të ndryshojnë në shtator, me klubet që thuhet se janë optimistë se tifozët do të lejohen të rikthehen për fillimin e sezonit të ardhshëm me numra ‘të ulur’ dhe distancës sociale.

Ideja është që rikthimi i tifozëve të bëhet në faza dhe përderisa nuk është diskutuar zyrtarisht në takimet javore, ekziston një besim në rritje se mund të ndodhë.

Duke folur për Sky Sports javën e kaluar, shefi ekzekutiv i ligës, Richard Masters, foli për tifozët që kthehen për sezonin 2020/21.

“Askush nuk e di se kur ndeshjet do të largohen nga modeli i dyerve të mbyllura”.

“Natyrisht, është e drejtë që të kemi plane emergjente, por ka optimizëm në Ligën Premier dhe në klube që ne do të fillojmë t’i shohim tifozët përsëri në stadiume sezonin e ardhshëm, dhe kjo mund të ndodhë në faza”, ka thënë Masters.


Shtuar 5.06.2020 19:49