Nard Ndoka i shkruan Yuri Kim: Topi i vërtetë është në Dibër, ai që i dhe Bashës është i shpuar!

Pas arritjes së një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, ambasadorja amerikane Yuri Kim ia la përgjegjësinë Bashën duke deklaruar se tashmë “topi është në dorën e tij”.

Ditën e sotme ish deputeti Nard Ndoka, komenton deklaratën e ambasadores amerikane.

Nard Ndoka beson se kërkesat e opozitës burojnë nga frika për përsëritjen e vjedhjes së votave në zgjedhjet e kaluara.

“Ambasadore Kim, topi i reformës është në Dibër, të ka dhën top të shpuar Damiani!”, shprehet Ndoka. /albeu.com/


Shtuar 5.06.2020 16:02