Presidenti Ilir Meta ka shkaur ditën e sotme për një takim zyrtar në ambasadën ukrainase në Tiranë, në ditën e pestë të pushtimit rus të Ukrianës.
“Sot po jep shembull frymëzues për të mbrojtur veten por edhe vlerat më të mira Evropiane ndaj jemi në krah të Ukrainës dhe të presidentit Zelenski. Jemi për të shprehur edhe njëherë tjetër ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e pafajshme dhe të gjithë të lënduarit nga ky agresion i pabesë dhe i pajustifikuar.
Natyrisht që ne kemi bërë dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet bashkë me vendet demokratike për të nxitur armëpushimin dhe rikthimin e rrugëve diplomatike të ndalimit të kësaj lufte por njëkohësisht ne besojmë se vetëm rrugë e dialogut nga pozita të barabarta është zgjidhja për këtë situatë.
Ne si vend anëtar i natos dhe që synon të anëtarësohet në Be, qëndrimet tona kanë qenë të qarta në një linjë të plotë me Naton dhe Be. Dua të falenderoj të gjitha institucionet tona”. /albeu.com