Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski qëndron në Londër ku do të marrë pjesë në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor që e organizon Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Samiti i Investimeve do të mbahet në Drejtorinë e BERZH në Londër, ndërsa në të pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e qeverive të rajonit, kryetarja e BERZH, komisari i Bashkimit Evropian për fqinjësi dhe zgjerim dhe përfaqësues tjerë relevant nga rajoni.
Nga shërbimi për shtyp i Qeverisë informuan se kryeministri Kovaçevski së bashku me kryeministrin për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministrin e Financave Fatmir Besimi, përveç pjesëmarrjes në sesionin plenar të samitit me të cilin do të kryesojë kryetarja e BERZH, Odil Reno-Basi, do të realizojnë më shumë takime pune me përfaqësues të lartë të BERZH-it dhe të Bashkimit Evropian. Janë parashikuar edhe takime bilaterale me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Si pjesë e agjendës, Kovaçevski së bashku me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohet edhe me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Xhonson.
Dje, kryeministri Kovaçevski në Ambasadën e Maqedonisë së Veirut në Londër u takua me mërgimtarët maqedonas të cilët jetojnë dhe veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar.