Me kallashnikov në dorë, Miss Ukraina del në mbrojtje të vendit të saj (FOTO LAJM)

Situata mes Rusisë dhe Ukrainës po vazhdon të jetë e tensionuar.

Populli ukrainas po mundohet të bëjë më të mirën për vendin e tyre, duke u përfshirë edhe gratë. Qytetarët ukrainas kanë nisur të dalin masivisht në kundërshtim të pushtuesit rus.

As femrat nuk mungojnë në mbrojtjen e vendit të tyre në rastin e Ukrainës, 30,000 vajza dhe gra kanë dalë vullnetarisht të mbrojnë vendin e tyre.

Së fundmi vëmendjen e ka marrë Miss Ukraina, Anastasiia Lenna. Ajo ka publikuar foton në instagram ku shihet e përgatitur për luftë.


Shtuar 27.02.2022 10:56