Tjetër skandal në Tiranë: Vajza me aftësi të kufizuara abuzohet seksualisht

Shqipëria vazhdon të jetë e tronditur nga ngjarja në kryeqytet, saktësisht në Babrru, ku një vajzë e mitur është dhunuar seksualisht për 3 vite nga roja i shkollës dhe 3 të rinj.

Ndërkohë që ende po diskutohet për këtë ngjarje skandaloze të ndodhur nën hundën e mësuesve dhe banorëve të zonës, një tjetër skandal pritet të bëhet publike.

Sociologia Entela Binjaku gjatë një interviste në media rrëfeu se sot në dyert e komisariatit është gjendur një familje e cila pretendon se vajza e tyre me aftësi të kufizuara është përdhunuar.

“Në këto caste që jemi bashkë, unë u informova për një tjetër histori të ngjashme, e cila më keq akoma ka në qendër një të re me aftësi të kufizuara, e cila ka qenë pre e raportit seksual, natyrisht i patolerueshëm dhe sot familja e saj është gjendur në dyert e një komisariati në kryeqytet për të kërkuar ndihmë.

Dua të them që rasti rastit nuk i ngjan. Shoqëria i vendos për një kohë të shkurtër në vëmendje dhe më pas i lë në harresë.”- deklaroi sociologia. /albeu.com/


Shtuar 3.06.2020 17:38