Në emisionin “Boom” këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi ka krijuar një atmosferë shumë epike. Gjatë emisionit ajo i drejtohet koleges së saj Fiori Dardhës me nota humori duke i thënë se është beqare dhe tashmë do dalë për darkë me ministrin Arben Ahmetaj në Turqi.
Me nota humori, Fiori vijon më tej duke thënë që të paktën të shkojë në Dubai, teksa shton se as single nuk di të jetë.
“Jam ndarë me të dashurin dhe kam humbur fare. Duartrokisni! Bravo! Faleminderit! Jam single dhe e sigurt!”- shprehet Rozana, ndërsa e pyetur nga Fiori “Si ndodhi?”, ajo vazhdon: “Si rrufe në qiell të hapur. Do ta festojmë ee dhe do ha një darkë me Arben Ahmetajn në Turqi.”
View this post on Instagram
Rozana po jeton prej vitesh një histori të bukur dashurie. Kujtojmë se në gusht të vitit 2018-të ajo zyrtarizoi lidhjen disavjeçare me fejesë.
Po ashtu, në verën e vitit të kaluar në një intervistë në Instastory me fansat e saj, Rozana jo vetëm që konfirmoi se do t’i japë fund beqarisë, por tha se dasma do të ndodhë më shpejt nga ç’e kemi pritur.