Ushtria e Ukrainës bën thirrje: Kemi nevojë për rekrutët, pa kufizime moshe

Forca e Mbrojtjes e Ukrainës sapo ka postuar sërish në Twitter, duke u bërë thirrje të gjithë civilëve që të bashkohen pavarësisht nga mosha e tyre  edhe nëse janë të mitur, me sa duket, njofton BBC.

Deklarata, që i atribuohet Komandantit të Trupave, Yuri Galushkin, thotë:

“Sot, Ukraina ka nevojë për gjithçka. Të gjitha procedurat për anëtarësim janë thjeshtuar.“Merrni vetëm pasaportën dhe numrin e identifikimit.

Nuk ka kufizime në moshë”. Ai u tregon njerëzve nëse përballen me probleme për t’u regjistruar, ata thjesht duhet t’i referohen këtij postimi zyrtar në Twitter. /albeu.com


Shtuar 25.02.2022 10:30