Chris Smalling dhe partnerja e tij kanë përjetuar momente tmerri, pasi tre persona të armatosur janë futur në shtëpinë e tij në orën 5:00 të mëngjesit dhe duke i kërcënuar u kanë marrë sende më vlerë.
Bizhuteri dhe ora Rolex janë zhdukur nga shtëpia e mbrojtësit të Romës, i cili ishte në vilën e tij në rrugën “Appian”. Mediat në Itali raportojnë se një nga grabitësit i kishte drejtuar armën gruas së futbollistit.
Smalling në krahun tjetër ishte detyruar të hapte kasafortën. Hetimet po bëhen nga komisariati “Tor Carbone” dhe janë marrë në shqyrtim videot e kapura nga kamerat e sigurisë.