Jose Mourinho është tërbuar gjatë ndeshjes së shkuar kundër Hellas Verona. Roma e shmangu humbjen në fund, duke barazuar 2-2, ndërsa portugezi u përjashtua nga ndeshja.
“Special One”, i cili më parë është shprehur se arbitrat e shohin Romën të vogël, i është drejtuar me këto fjalë arbitrit Luca Pairetto: “Të dërguan me qëllim… Të dërgoi Juventusi”.
Diçka e tillë, sipas gazetës “La Stampa” është dëgjuar nga inspektorët federalë që e kanë shkruar edhe në raporton e ndeshjes.
Mourinho rrezikon që tani të pezullohet dy ose tre ndeshje nga Gjykatësi Sportiv. /h.ll/albeu.com